Sot vranët dhe reshje shiu, kështu do të jetë moti nesër
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend gjatë fundjavës.Sipas IHMK’së, të shtunen do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.“Reshjet më të theksuara priten të regjistrohen në juglindje ndhe veriperendim të vendit, derisa pjesët tjera të terrtorit parashihen të kenë reshje të intensitetit mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.Ndërkohë, të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, por që vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s”, ka njoftuar IHMK. Në fund të njoftimit, Instituti njofton se mot ekstrem është duke mbizotëruar në disa shtete të rajonit si në Kroaci, një pjesë e Bosnjës jugperindimore, Mal të Zi, Shqipëri dhe një pjesë e jugperendimit të Maqedonisë.