Sot,fillon viti i ri shkollor 2023/24 në Prizren fillon mbarë.

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka konfirmuar se viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator. Ministrja Nagavci ka thënë se tashmë kanë finalizuar kalendarin e vitit të ri shkollor 2023/24. “Kemi finalizuar kalendarin vitit ri shkollor 2023/24. Sipas udhëzimit administrative, viti ri shkollor fillon më 1 shtator. Risi është se do të kemi edhe pushimi vjeshtor, në mënyrë që të kemi balancim mes ngarkesës së fëmijëve gjatë gjithë vitit të ri shkollor”, ka deklaruar Nagavci. Po kështu edhe sipas drejtoreshës së Arsimit në Prizren Luljeta Veselaj Gutaj , në shumicën e shkollave fillon procesi mësimor në komunën e Prizrenit ku janë bërë të gjithë përgatitjet për një fillim të mbarë, pasi objektet shkollore janë përgatitur ku janë dezinfektuar të gjitha shkollat pastaj janë bërë përgatitjet tjera për fillim të mbarë, pos në Novoselan dhe në Landovicë ku tashmë janë në përfundim objekte e reja shkollore dhe aty nesër nuk fillon procesi mësimor, si dhe në Medvec mund të ketë vonesë një ose dy ditore. Kurse sa i përket furnizimit me libra drejtoresha për ’’Qendrapress’’, pohoi se dje i ka takuar drejtorët e të gjitha shkollave dhe ka sugjeruar të formohen ekipe mobile që të ndihmohen prindërit të cilët nuk kanë ditur se si të qasen në ‘’E Kosova’’,pasiqë ka familje dhe prindër që nuk kanë ditur të qasen për të marrë pagesat për libra./www.qendrapress.com