Sovraniteti i Albin Kurtit! –Shkruan;Hisen BERISHA,Deputet i Parlamentit.

                   Tani e tutje, në mënyrë graduale Veriu i Vendit rrezikon të futet nën protektorat  ndërkombëtar. Kjo, edhe krijon parakushte për përmbushjen e kauzës së Albin Kurtit 100% dhe do i  thuhet Albinit shko “theje qafën” me shqiptarë dhe merruni me vetvetën. Nga ajo që po shihet si mirazh i diplomacisë ndërkombëtare ndërmjetësuese është: shpalosje e projektit për futjen nën protektorat ndërkombëtar “de facto” të Veriut dhe lokaliteteve serbe, bazuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB. Ky është sovraniteti Albin Kurtit! Kurse pasojat tjera vijnë pastaj, nëse nuk vepron spektri politik dhe opzita bashkë me shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtar me theks Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ta ndalin ketë rrezik që po kërcënon integritetin e sovranitetin politik të vendit  duke e ndalur ketë qeverisje.