Speciale .Ka dhënë dorëheqje drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata
Speciale, Driton Lajçi, është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), shkruan Reporteri.net.Reporteri.net mëson se Lajçi ka dhënë dorëheqje për arsye personale. Siç mëson Gazeta, ai do të kthehet sërish në vendin e mëparshëm të punës, në PTK.Kujtojmë se Lajçi ishte intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, për pengimin e mundshëm të drejtësisë, përfshirë edhe pretendimet për shkelje të neneve të Kodit Penal të Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me pengimin e provave ose procedurave zyrtare dhe frikësim gjatë kryerjes së procedurës. Lajçi është marrë në pyetje në Hagë, më 17 tetor 2019, duke u mbrojtur në heshtje