Specialja ua korrigjon aktakuzat ish-krerëve të UÇK-së

0

Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen gjyqësore “Thaçi dhe të tjerët”, të enjten (më 22 korrik) ka lëshuar vendimin e tij lidhur me mocionet paraprake të dorëzuara nga të katër të akuzuarit kundër juridiksionit të Dhomave të Specializuara.Gjykatësi Nicolas Guillou, siç njofton ueb-faqja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, miratoi pjesërisht mocionin e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe urdhëroi Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) “që të paraqesë një aktakuzë të ndryshuar duke përjashtuar formën e zgjeruar të përgjegjësisë së ndërmarrjes kriminale të përbashkët (e njohur si “NKP III”) për krime me synim konkret”.Ndërkaq, mocionet e Mbrojtjes u hodhën poshtë në të gjitha pikat e tjera.“Gjithashtu, gjykatësi Guillou lëshoi vendimin në lidhje me mocionet e Mbrojtjes kundër formës së aktakuzës. Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi pjesërisht mocionet e Thaçit, Selimit dhe Krasniqit dhe urdhëroi ZPS-në që deri më 3 shtator, të dorëzojë një version të korrigjuar të aktakuzës së konfirmuar në pajtim me vendimin”, thotë njoftimi i DHSK-së.Pjesët e tjera të mocioneve të tyre u hodhën poshtë dhe mocioni i Veselit u hodh poshtë tërësisht. /zeri.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *