Spitali i Gjakovës ndërpret operacionet, ShSKUK formon grup punues për ta analizuar vendimin
Spitali i Gjakovës të premten ishte në llupë të inspektorëve.Ata i dërgoi Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës pas një vendimi që ky institucion mori për ndalim të operacioneve për shkak të temperaturave të larta. Veprimin që bëri drejtoria e atjeshme doli të jetë i pakoordinuar me SHSKUK-në dhe mbase edhe i kundërligjshëm.“Menaxhmenti i ShSKUK nuk ka qenë në dijeni në lidhje me vendimin e marrë nga Spitali i Gjakovës. Ju konfirmojmë se është formuar një grup punues i cili po analizon krejt pretendimet e ngritura, jo vetëm operacionet, por edhe çështjet e tjera”, thuhet në përgjigjen e ShSKUK-së. Megjjthkëtë, në spital thanë se kishin edhe arsye tjera shtesë pse u ndërpre puna në salla operative.Zëdhënësi i këtij institucioni, Besart Gashi, tha se përveç sallave që janë shumë te nxehta kanë edhe mungesë anesteziologësh. E ndonëse vendimi po hetohet nga organet gjegjëse, ai nuk u anulua.Megjithkëtë, Gashi tha se cilido që të jetë vendimi i ministrisë do ta përfillin.