Spitali i Prizrenit aktualisht ka 4 raste me covid 19, një rast i rëndë, tregon drejtori Avdaj
Tani shtimi i numrit të të infektuarve tashmë në këto ditë të nxehta vere ,ka nxitur të gjitha institucionet shëndetësore që të apelojnë sa më shumë që të rritet vaksinimi i qytetarëve. Duke pa këtë situatë ne sot kemi biseduar me drejtorin e spitalit rajonal në Prizren dr Afrim Avdaj, i cili me këtë rast për Rtv ‘’Besa’’ ka treguar se sot janë të hospitalizuar në këtë spital katër pacientë , tre nga këta janë në infektiv derisa njëri është më rëndë dhe është në Reminacion tregon drejtori Avdaj
Ai me këtë rast ka folur edhe për mundësinë e përhapjes së variantit ‘’Delta’ e cila tashmë ka përfshirë edhe një pjesë të Evropës dhe pritet që të jetë prezentë edhe në Kosovë ,andaj duhet shtuar kujdesin.
Kurse ai me këtë rast ka treguar se Spitali Rajonal në Prizren është duke punuar sipas strategjisë që e ka pasur në fillim të fillimit të pandemisë . Prandaj, ky spital ka edhe rezervarin me oksigjen dhe ka të përgatitur të gjitha masat nëse do të ketë nevojë ne do të jemi në gjendje gatishmërie me aparatura si dhe kuadro,
Po kështu ai dhen edhe mesazhin se kujdesi duhet të jetë maksimal dhe vaksinimi është shpëtim për të ikur kësaj pandemie.