Spitali i Prizrenit nesër organizon Akademi Përkujtimore në nderim të Dr. Vlora Ukimerit.
Nesër, Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” në Prizren do të organizojë një Akademi Përkujtimore në nderim të Dr. Vlora Ukimerit, mjeke specialiste neonatologe, për të nderuar punën dhe veprën e saj në fushën e mjekësisë.
Akademia përkujtimore do të mbahet në Amfiteatrin e ndërtesës së QRSHP (ish Enti Higjienik) në datën 24.07.2024, në ora 12:00.
Në moshën 51 vjeçare, është ndarë nga jeta Dr. Vlora Ukimeri, mjeke specialiste neonatologe në Spitalin e Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa”në Prizren. Dr. Vlora Ukimeri, pas kryerjes së specializimit në fushën e neonatologjisë, punësohet në Repartin e Neonatologjisë në Spitalin e Përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ku punoi deri në momentet e fundit të jetës.