Spitali i Prizrenit nuk ka pacientë me COVID-19

                  Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se spitali i Prizrenit, Mitrovicës dhe Vushtrrisë nuk kanë pacientë me COVID-19. Bëhet e ditur se në kuadër të ShSKUK-së, trajtim mjekësor nga COVID-19 po marrin 18 pacientë të konfirmuar me COVID-19 dhe 16 të tjerë të postCOVID-19, përcjell Klankosova.tv.Me oksigjeno-terapi janë 21 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtojhen 3 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 19 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

Spitali i Gjilanit, 6 pacientë

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë