Spitali i Prizrenit:17 pacientë po trajtohen nga Covid -19.

0

                 Zëdhënësi i Spitalit Rajonal në Prizren Mr. Shefajet Berisha njoftonte ne spitalin Prizrenit sot janë  17 paciente, kurse ai bëri me dije se 7 nga këta nuk ishin të vaksinuar. Por gjendja e tyre është stabile dhe se tashmë lakorja po shënon rënie  me raste e V+Covid-it. Bazuar në raportet e datës 5 shkurt 2022 nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, të shtrirë për trajtim mjekësor janë 207 pacientë, 205 nga ta të konfirmuar me COVID-19 pozitivë.

Me oksigjeno-terapi janë 149 pacientë, kurse në mjekim intensiv në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 21 pacientë.Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 66  pacientë

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 16 pacientë

Klinika e Pediatrisë,7 pacientë

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 9 pacientë

Spitali i Prizrenit,17 pacientë

Spitali i Pejës, 21 pacientë

Spitali i Gjilanit, 22 pacientë

Spitali i Gjakovës, 26 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë

Spitali i Ferizajt, 9 pacientë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *