Stabiliteti i veprimeve tona ndikon në shëndetin tonë -Nga Mr.Kosovare GJEVUKAJ,psikologe klinike
Rënia e numrit të të infektuarve është një lajm dhe shpresë kundrejt normalitit ,kjo duke ju falënderuar së pari stafit shëndetësor për punën e tyre dhe së dyti çdo qytetari tjetër i cili ju bind masave anti-covid. Virusit normalisht fundi ende nuk i ka ardhur ,masat e mbetura duhet me patjetër të respektohen. Çdo ditë po marrim lajme të mira për sa i përket të shëruarve dhe fatmirësisht nuk po kemi vlera të larta të infektuarve. Numrat nëse nuk jemi të kujdesshëm munden ende të degradojnë andaj kujdesi duhet të jetë mbi të gjitha. Stabiliteti i veprimeve tona ndikon në shëndetin tonë,të jemi të vetëdijshëm për sa i përket situatës në fjalë,të shpresojmë fundin e saj sa më të shpejtë./qendrapress.com/