Suada Hallaqi, se bashku me kryetarin e partise AKR Behgjet Pacolli ftohen ne takimin “Samitit te Bosforit”
Të dashur familjar, miq dhe ju të nderuar qytetarë të Republikes së Kosoves.
Kam kënaqësinë të ju informoj se ky takim do te kontriboje ne zhvillimin ekonomik te Kosoves dhe premtimin e investimeve te reja ne Kosove.
Dje dhe sot në Stamboll është mbajtur SAMITI I BOSFORIT, i 12-ti me rradhë, me tematikën kryesore; “Përmbushja e Sfidave për një Botë më të mirë” Unë Suada Hallaqi, në bazë të njohurive të mia që i kam me bizneset e Stambollit, kam kërkuar nga organizatorët e këtij eventi shumë të rëndësishem nderkombëtarë, që të jetë i ftuar edhe Presidenti ynë Z. Behgjet Pacolli.
Me ketë rast i falenderoj miqët e mi nga Stambolli që e kanë miratuar kërkesen time, dhe i kanë dërguar me kohë ftesë zyrtare Z.Behgjet Pacolli, njeriut që ka shumë merita, si njeri i biznesit dhe humanistë me përmasa botërore. Jam shumë e lumtur që iniciativa dhe puna ime ka mundësuar të kemi përfaqësim dinjitozë në këtë Samit të rëndësishëm.
Edhe ftesen do te ju prezentoj ne kete takim ne kete Samitit te Bosforit.
Faleminderit paraprakisht për besimin tuaj!
Sinqerisht,
Suada Hallaqi