Sulmi në Vjenë: Ambasada e Kosovës me njoftim të rëndësishëm për qytetarët tonë që jetojnë në Austri
Ambasada e Kosovës në Vjenë, ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për qytetarët tonë që jetojnë atje, pas sulmit që ndodhi në sinagogën në qendër të kryeqytetit austriak.
Ambasada kërkon nga kosovarët që jetojnë atje të rrinë në vende të sigurta.
Në njoftim thuhet:
Ambasada në Vjenë lut të gjithë qytetarët tanë që ndodhen në Vjenë, Zona Qender (Bezirk 1.) të qendrojnë në vende të sigurta.
Policia austriake njofton se që nga ora 20.15 në Lagjen/ Bezirkun 1. qendër të Vjenës, janë dëgjuar të shtëna dhe ka të plagosur. Autoritet po punojnë në zbardhjen e rastit.
Lusim edhe njëherë të gjithë qytetarët ne Vjenë të qëndrojnë ne vende të sigurta, ne raste emergjente të telefonojnë policinë lokale ne Numrin 133 apo ne numrin emergjent te ambasades si vijon:
+43 676 7861865
Ambasada e Kosovës në Vjenë