Sulmi terrorist në Banjskë, Policia e Kosovës aksion në veri – kontrolle në disa lokacione

                                     Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente për kontrolle, në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës. Këto operacione sipas Policisë janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë, shkruan gazeta online Reporteri.net.Policia njofton se operacioni është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit.Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR, njofton Policia e Kosovës. “Sot, me datën 29.09.2023 Policia e Kosovës është duke zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente për kontrolle, në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës. Këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë. Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së). Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim.
Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR”, thuhet në njoftim.