Sulmohen fizikisht dy zyrtarë policorë në Prizren
Një i dyshuar në Prizren dje ishte shoqëruar në stacion policor, pasi derisa ishte ndaluar nga policia duke mos i respektuar urdhëratë i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.
I njëjti është shoqëruar në polici dhe në konsultim me prokurorin pas matjes së alkool testit është ndaluar për 6 orë dhe më pastaj është liruar. Rasti është duke u hetuar.