Sulmohet fizikisht një infermier në Spitalin e Prizrenit

0

Infermieri i Spitalit të Prizrenit, Naim Stupa, është sulmuar fizikisht në vendin e tij të punës. Sulmi ka ndodhur nga babai i një pacienti.Kryetar i Sindikatës se Spitalit në Prizren, dr. Shkëlzen Krasniqi tha se infermieri është sulmuar fizikisht pa ndonjë arsye.“Pacienti ka ardhur me një udhëzim pa emër e mbiemër dhe pa shënime përkatëse për të bërë një radiografi”, tregon ai.“ Kjo ka qenë arsyeja e vetme pse infermieri ka kërkuar që t’i jepen shënimet personale”.“Kurse përcjellësi, babai i pacientit i ka thënë “këqyr kryej t’i punën e mos kërko shënime tjera dhe mandej papritur e ka sulmuar fizikisht duke e goditur ne pjesën e syrit infermierin “, tregon ai. Sipas tij, infermieri ka marrë lëndime trupore.“Infermieri i sulmuar është me përvojë mbi 30 vjeçare dhe është i njohur për sjellje korrekte”, tha ai. Krasniqi, kërkon ndërkaq nga organet e drejtësisë që të marrin masa dhe të parandalojnë sulmet fizike ndaj mantelbardhëve.“Kërkojmë edhe nga qytetarët që të tregojnë sjellje korrekte me punëtorët e shëndetësisë”, shprehet ai. Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj ka konfirmuar sulmin fizik ndaj infermierit të Spitalit të Prizrenit.“Sulmuesi është arrestuar dhe ndalur nga policia”, tha Osmanollaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *