Supermashtrimi i mashtruesit patologjik – kryemashtruesit Kurti-Shkruan;Hisen BERISHA,Deputet i Parlamentit të Kosovës
Qeveria njoftoi se, edhe pse kundërligjshëm, ka shtuar një gjysmë koeficienti mbi pagën, por nuk e ka rritur vlerën e koeficientit të pagës. Realisht nuk ka rritje të pagës, por vetëm 55 euro (apo 0.5 e vlerës së koeficientit) janë shtuar mbi pagën. Fakti që kjo fillon nga janari deri në korrik të vitit 2025, me premtimin se më pas do të shtojë edhe gjysmën tjetër të koeficientit (pa e rritur vlerën e tij), tregon se është pjesë e premtimit mashtrues elektoral. Kjo formulë vazhdon të jetë mashtrim për të mbajtur qytetarin e varfër, një doktrinë udhëheqëse e regjimeve të majta. Pra, gjashtë muajt e parë marin 330€ ndërsa në gjashtëmujorin e dytë pasi ju shtohet pjesa e dytë e vletës së një koeficienti, do marin nga 660€, që do të thotë i marin gjithsejtë 990 € si premtim për rritje brenda 12 muajve të vitit 2025. Por, koeficientët janë të vendosur me ligjin e pagave dhe logjika juridike e sheh të pamundshëm ekzekutimin e këtij premtimi. Mbase këta janë supermen e çka nuk bëjnë!? Kryeministër mashtrues, duhet rritur vlera e koeficientit – kjo është mënyra ligjore dhe e ndershme për të përmirësuar të ardhurat e punonjësve të sektorit publik. Megjithatë, as kjo nuk përfaqëson një rritje të vërtetë të pagës. Kjo shtesë në pagë, nuk përfshin shtimin e vlerës së koeficientit, ashtu siç propozoi opozita, që të rritet në 150 euro. Vlera e koeficientit mbetet e pandryshuar në 110 euro, që përkthehet se mbi pagën punëtorët do të marrin një shtesë të vogël prej vetëm 55 eurosh. Përtej mashtrimit, kjo nuk mbulon as për së afërmi shkallën e inflacionit që varion nga 45 deri 200%. Po ashtu, nuk mund të përballojë as rritjen enorme të çmimeve që janë trefishuar në disa artikuj të konsumit të përditshëm, duke ndikuar drejtpërdrejt shportën familjare. Njësoj u mashtruan edhe pensionistët me premtimin e një “rritje” prej 20%, që realisht ishte vetëm një shtesë e vogël prej 10, 18 apo 20 eurosh për shumicën e tyre. Një mashtrim i ngjashëm ishte edhe “rritja” prej 6.88 eurosh, e cila ishte thjesht një ulje në tatimin mbi të ardhurat, duke e lënë pagën të pandryshuar. Korrupsioni endemik është i pranishëm në çdo institucion. Nuk ka vend për festë, por për reflektim – qeveria duhet të ulet dhe të analizojë me kujdes çfarë po shkon keq. Rreth 80% e qytetarëve kanë përjetuar korrupsionin në lëkurën e tyre. Këto nuk janë thjesht manipulime – janë veprime që i përngjajnë personazheve të George Orwell-it, të dizajnuara për të devijuar vëmendjen nga realiteti i hidhur që po përjetojnë qytetarët e Kosovës./www.QendraPress.com/