Suspendimet në Trepçë, reagon Çitaku: Kjo shpërfaq hipokrizinë e partisë-shtet

Pas grevës disa ditore nga minatorët e Trepçës, së fundi menaxhmenti i kësaj ndërmarrje suspendoi kreun e kësaj sindikate me katër punonjës të tjerë.“Punonjësit Ibrahim Jonuzi, Fevzi Ademi, Desat Kerleshi, Eset Meha, punëtorë të Trepça Sh. A. largohen përkohësisht nga puna, duke filluar nga data 27.10.2023”, thuhet në vendimin e menaxhementit që është marrë para tri ditësh.Për këtë rast, ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.Ajo e cilësoi si të “padrejtë” këtë vendim të menaxhmentit.Tutje nënkryetarja e PDK’së shkroi se çka thonin për klasën punëtore Lëvizja Vetëvendosje.“Ndërmarrja Trepça paska marrë vendim që të largojë përkohësisht nga puna kryetarin e Sindikatës së Pavarur të minatorëve dhe katër anëtarë të tjerë. Vendimet si ky jo vetëm që janë të padrejta, por edhe shpërfaqin brutalisht hipokrizinë e partisë shtet. Në opozitë të majtë dhe me sindikata, në qeverisje shtypësit më të mëdhenjë të tyre