Sytë e tu dhe majë Pikëllime janë dhembja ime-Poezi nga Qazim Thaçi
Sytë e tu dhe majë Pikëllime janë dhembja ime
_______________________________________________
Sytë e tu kanë ngjyrën e gjelbërimit nga majë Pikëllime
Sikur atëherë kur frynë në dimrat e frorit me fërfëllizë
E si të emërtojë këtë dashuri me shprehje bishash
Qe vardisën në liqenin e vdekjes ëndrrat e së ardhmes
Sytë e tu dhe majë Pikëllime janë dhembja ime
Kur kafkat e dashurisë rrugëtojnë drejt Olimpit
Për të zhveshur mistikën e Sari Sallëtekut si traditë
E si letërnjoftim i dashurisë emrin e ka lulediell…
Sado që dua ta shijojë Mollën e kuqe si pemë të ndaluar
Sado që dua të falë dashurinë e shpirtit si testament
Prapë pikëllimit i jap udhë drejtë Pashtrikut si legjendë
E sytë e tu dhe majë Pikëllime janë dhembja ime..