Tahiri: Kurti, kryeministër me mendje të vogël dhe frikë të qyqarit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, është shprehur e bindur se Kosova di ta largojë Kurtin, duke e cilësuar kryeministër me mendje të vogël dhe frikë të qyqarit.
Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Kurti mbeti duke numëruar sa banka financiare i mbylli sa herë ky far Radojçiq paska hyrë në Kosovë pas Banjskës, sa forca të Serbisë janë afruar te kufiri.
“Kosova nuk iu ka frikësuar Milosheviqit që ishte kasapi i Ballkanit, sepse ditëm ta mobilizojme popullin dhe ta udhëheqim, ditëm ta bëjmë aleate Amerikën dhe mposhtëm Serbinë, mposhtëm kasapin e Ballkanit, ndryshuam historinë, dolëm fitimtar- por jam e bindur se Kosova di të largojë këtë kryeministër me mendje të vogël, me një frikë si të qyqarit”, ka shkruar Tahiri, transmeton Telegrafi.
Ajo më tej ka thënë se “jam e bindur ky gjunjëzim i Kosovës është vetëm një episod i vogël e i shkurtër – Kosova do ta marrë vetën, sepse ka ditur të marrë vetën në çdo sfidë të historisë!”. /Telegrafi/