Tahiri për emërimin e Luljeta Aliut: Krejt dhe zhdrejtë, kundër fjalës së lirë, në mbrojtje të korrupsionit qeveritar

                                      Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri ka reagaur ndaj emërimit të Luljeta Aliut për anëtare të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM).Tahiri tha se mësymja për të kapur mediat u kompletua me emërimin e Aliut për anëtarë të KPM-së.“Mësymja e Vetëvendosjes për të kapur mediat e lira dhe veçmas RTK-në si transmetues publik, pas Bordit e Redaksisë, u kompletua sot në Kuvend me emërimin e Luljeta Aliut, një militanteje politike të Lëvizjes Vetëvendosje, si anëtare të Komisionit të Pavarur për Media.”, shkroi Tahiri në Facebook, përcjell Reporteri.net.Tutje ai tha se kapja e mediave është simptoma e parë e një pushteti të korruptuar që frikësohet nga të bëmat e tij e të cilat siç thotë ai, kërkon t’i mbajë në kontroll.“Kapja e mediave është simptoma e parë dhe më domethënëse e një pushteti të korruptuar, që frikësohet nga të bëmat e tij të cilat kërkon t’i mbajë nën kontroll e jashtë vëmendjes së qytetarëve.”, shtoi Tahiri.“Krejt dhe zhdrejtë, kundër fjalës së lirë, në mbrojtje të korrupsionit qeveritar.”, përfundoi ai.Në Kuvend sot është votuar për tre anëtar të KPM-së ku Luljeta Aliu u zgjodh në rundin e parë, ndërsa, dy të tjerët nuk u zgjodhën.