Takime ku diskutuan prioritetet, aktivitetet kryesore dhe nevojat për koordinim të mirë institucional.

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, së bashku me grupin punues të kuvendarëve, drejtorët e ekzekutivit dhe udhëheqësit e njësive komunale, morën pjesë sot në një tryezë të përbashkët për hartimin e planit të punës së Kuvendit për vitin 2026.Gjatë takimit u diskutuan prioritetet, aktivitetet kryesore dhe nevoja për koordinim të mirë institucional, me qëllim rritjen e efikasitetit në funksionimin e Kuvendit dhe realizimin e objektivave në shërbim të qytetarëve.