TAKIMI I RADHËS HOTI-VUÇIQ PËR DIALOGUN KOSOVË-SERBI, MBAHET NË SHTATOR

0

Takimi i radhës Hoti-Vuçiq për dialogun Kosovë-Serbi, mbahet në shtator

Pas takimit që u zhvillua sot midis të Dërguarit të Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është bërë e ditur që takimi i radhës i tyre për çështjen e dialogut do të mbahet gjatë muajit shtator në Bruksel.

Kështu ka bërë të ditur sot Lajçak, i cili ndër tjerash ka dhënë detaje të takimit të së enjtes midis të dyja palëve.

Madje, siç paralajmëroi ai, ky takim që pritet të mbahet në fillim të muajit shtator, është një raund të ri bisedimesh të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak tha se për këtë janë pajtuar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë bisedimeve që kanë pasur të enjten në Bruksel.

Përmes një njoftimi pas takimit ka treguar se çështja e parë për të cilën është biseduar sot është ajo e të pagjeturve.

“Rreth kësaj, është kjo çështje tejet e rëndësishme në kontekstin e pajtimit dhe me rëndësi për familjet që jetojnë në amulli tash e sa dekada”, ka thënë ai, duke nxitur bashkëpunim me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Sa i përket çështjes së dytë të diskutuar, asaj të bashkëpunimit ekonomik, Lajçak ka thënë se ajo paraqet një prej shtyllave të Bashkimit Evropian.

“Jam i kënaqur se pas takimit të sotëm, të dy liderët u pajtuan që ta vazhdojnë punën intensive në nivel ekspertësh qysh gjatë javës së ardhshme”, ka bërë të ditur ai. /Insajderi.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *