Takohen përfaqësues të Policisë dhe të Gastronomeve të Kosovës
Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës Drejtori i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, Gazmend Hoxha dhe Drejtori i Divizionit për Siguri Publike në PK, Arbnesh Ajvazi, zhvilluan një takim me përfaqësues të Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, njofton Insajderi.Takimi i sotëm kishte karakter avancimin e bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet palëve me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.Duke iu referuar gjendjes së tanishme dhe nevojës së veprimeve dhe masave të vazhdueshme që duhet ndërmarrë në funksion të ruajtjes së shëndetit publik, palët diskutuan çështje relevante që ndërlidhen me fushat respektive të përgjegjësisë dhe adresimin konkret të tyre.Policia e Kosovës konfirmoi se do të vazhdojë edhe më tej realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në aspektin e sigurisë dhe ofrimin e mbështetjes policore në këtë periudhë pandemie nëpër të cilën po kalojmë./Insajderi.com