TAKTIKAT E VJETRA SERBE NË DIALOGUN E RI- Shkruan; Hisen Berisha, Gjeneral
Historia e përballjeve politike duke na krijuar “Heronj të rrejshëm” në çdo përballje politike me Serbinë është një taktikë e vjetër sa edhe përplasja shqiptaro-serbe në rajon. Beogradi serb, gjatë gjithë historisë njeh dy vizita epokale nga Tirana zyrtare, atë të Enver Hoxhës që për pasoj pati mbetjen e Kosovës në Jugosllavinë e Titos, që i devijoi vendimet e Bujanit. Vizita e dytë, është ajo e Edvin Kristaq Rames, që si rezultat pati kthimin e Kosovës në tavolinën e bisedimeve Kosove-Serbi, që tashme e kishin kaluar nivelin teknik të marrëveshjeve dhe po punohej në përmbylljen e këtij procesi me një marrëveshje gjithëpërfshirëse finale me njohje të ndërsjellë. Por, nga vizita e Ramës, procesi politik devijoi nga projekti amerikan për Kosovën e pavarur, e njohur ndërkombëtarisht në kufijtë ekzistues dhe e përligjur si e drejtë ndërkombëtare nga GJND, në një dialog që vë në pikëpyetje tërësinë territoriale të Kosovës dhe sovranitetin politik të saj. Kjo ruan vazhdimësinë e marrëveshjes sekrete në takimin Nano – Millosheviç të Kretes1. Luhatjet e tilla nga pozicionet kushtetuese të Kosovës i hapën rrugën hartimit të “non paper” të tipit “Rishikim i kufijve” “Shkëmbimi i territoreve e qytetarëve”, “Shengeni ballkanik”, “Distrikti i pavarur” , që të gjitha sinonim i ndarjes së Kosovës si opsion. Për ti bërë të realizueshme këto pretendime, Serbisë i duhen aktorët e përgatitur në politiken shqiptare përkatësisht kosovare. Tani më, nga qëndrimi refuzues ndaj Marrëveshjes së zotimeve të Uashingtonit, këta “heronjë” janë identifikuar me politikat e tyre “pro aktive” në zhargonin kualifikues gazetaresk. Në klubin politk që nga Nano, Rama, Thaqi , Kurti, ky i fundit duket të jetë identifikuar si lojtar më i kualifikuar për implementimin e politikave të SOROS-it dhe përgatitjen e Kosovës që të jetë pjesë integrale e tyre. Pritjet për një kthese pozitive dhe fuqizuese të pozicionit politik të Kosovës, ishin të mëdha. Kjo mbështetet në fuqinë elektorale dhe pavarësinë vendimmarrëse të qeverisë Kurti2. Përkundër faktit se politikanët kosovarë, vështirë e lexojnë gjuhën politike dhe diplomatike, ajo që katër pikat e marrëveshjes së propozuara nga Kurti, japin për t’u lexuar mes rreshtash dhe në filtrin e analizës inteligjente në kontekst është se këto propozime do të qojnë në shpërbërjen e shtetit të Kosovës. Përpjekja e delegacionit kosovar për ti ambalazhuar me petkun patriotik dhe patetizmin agresiv medial, i zhveshin komplet anët e errëta të këtyre propozimeve. 1. Propozimi i parë lidhur me avancimin e gjashtë shteteteve të Ballkanit Perëndimor nga mekanizmi evropian CEFTA në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas modelit të EFTA-EEA, pra marrëveshje çfarë Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda kanë me BE-në. Po të nisemi nga pozicionimi i z. Kurti se, “nuk e njoh dhe as ka menduar në zbatimin marrëveshjes së zotimeve të arritur në Shtëpinë e bardhë” duke e sfiduar me idenë për një SEFTA që atakon edhe mekanizmin evropian CEFTA të cilin Kosova tashme e ka nënshkruar. Kur të analizohet në detaje SEFTA del konseguencë e korridorit të Blerim Rrekës, pra projekt për ta shtrirë hegjemoninë ekonomike të Serbisë në Ballkanin perëndimor. Pra, për ta heqë nga mekanizmi evropian CEFTA dhe të përfshihet në mekanizëm analog me përmbajtjen qëllimore të projektit “Shengeni ballkanik” Made in Vucic – Rama , të cilin Kurti edhe pse e ka quajtur Jugosllavi e re, tani po e implementon hap pas hapi. Pra edhe minishengeni thekson qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe ideve. Zëvendësimi i marrëveshjes së Uashingtonit dhe CEFTA me një SEFTA, e shmang Kosovën nga marrëveshja që e kontrollon SHBA ose BE, duke e futë në një marrëveshje si ajo e vendeve baltike, që kurrë s’kanë luftuar mesvete dhe ju ka shërbye për ta mund Petrovgradin. Kjo nuk i shërben stabilitetit të Kosovës. Zaten rregullimin e statusit administrativ, politik dhe ndërshtetror të vendeve nordike e ka bërë po ashtu presidenti Ahtisari. Pra e ka krijuar pavarësinë ekonomike dhe juridike të vendeve nordike kundër Rusisë. Luajtja në këtë kartë, është tendencë për ti heqë përparësitë nga marrëveshja Ahtisarit dhe të na zbres në nivel të marrëveshjes me Serbinë. Kjo përmbush kushtin e moszbatimit të marrëveshjes së Uashingtonit. 2. Sa i përket propozimit të dytë të z. Kurti, që Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Pastaj tendenca për ta mbështjellë këtë me rëndësinë që u mundua ti jap një ditë pas Samitit të NATO-s në Bruksel dhe konkluzioneve përfundimtare, qon me automatizëm në pyetjet që ndërlidhen me premtimin detyrues që të kërkohej ndalimi ndërkombëtarë i armatosjes së Serbisë. Nga historia e luftërave kjo marrëveshje na asocion dhe ka karakter tipik me marrëveshjen e mos sulmimit në me Hitlerit me Stalinin. Zhvillimet e më pastajme atëbotë tregojnë për inovazionin gjerman në Evropë dhe sulmin ndaj Rusisë. Pra nuk mbahen mend marrëveshje paqeje që kanë parandaluar sulmet dhe luftën. Por, ana më e errët e këtij propozimi kurtian është se kjo faktikisht po e heq Kosovën nga partneriteti ushtarak me NATO, ku qëndrojmë sot dhe FA të SHBA dhe e kthen nën partneritet ushtarak të Serbisë. Tendenca tjetër e rrezikshme që fshihet pas kësaj marrëveshje mos sulmimi ndërsjelltas është të dalim nga partneriteti ndërveprues me NATO dhe të bëjmë marrëveshje ushtarake me Serbinë. Pas nënshkrimit të saj, Serbia do ta merrë marrëveshjen “nen sqetull” dhe bashkë me të, të prezantohet në KS/ OKB dhe praktikisht me të drejtë, të kërkoj tërheqjen e KFOR nga Kosova meqë tani janë shtete që kanë vendosur paqe dhe zotim për mos sulmim me marrëveshje bilaterale dhe s’ka më arsye te qëndroj NATO në Kosovë. Çështja shtrohet se historia na mëson se kurrë sak pasur besë me Serbinë dhe se Serbia është dëshmuar në luftrat në ish jugosllavi, për shkelje të marrëveshjeve edhe sulm ndaj mekanizmave ndërkombëtarë edhe me karakter humanitar si kryqi kuq, etj. 3. Në këto vite të politikave konfuze dhe pa një platformë apo strategji nacionale për çështjen kombëtare, jemi përballur me ide që e dëmtojnë procesin e integrimit të shqiptarëve. Ideja e bashkimit kombëtarë që në konceptin patriotik të disa personaliteteve politike në Kosovë, nënkuptonte vetëm bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Duke i përjashtuar territoret tjera shqiptare me popullsi autoktone shqiptare. U provua që në emër të populizmit politik të lansoheshin ide edhe për një shkëmbim territoresh e të qytetarëve. Në disa prononcime kam theksuar se shqiptarët në trevat e tyre në Lugine, Sanxhak apo gjetiu duhet të luftojnë për realizimin e të drejtave të tyre politike dhe nacionale aty ku janë autentik, duke krijuar autonominë politike , territoriale dhe kulturore në ato treva pra duke i dhënë territorit identitetin e tyre nacional mbi të drejtën historike, politike dhe etnike. Me propozimin kurtian që “pas njohjes së ndërsjelltë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të dy vendet tona do të kenë reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave këtu. Pra, serbët në Kosovë të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi”. Kjo vije ndesh me faktin, se janë dy dokumente garantuese të drejtave të komunitetit serb, pako e Ahtisarit dhe vet Kushtetua e Republikës së Kosovës. Kjo iu ka garantua serbeve vende të rezervuara në kuvendin e Kosovës, ngase s’mund të organizoheshin zgjedhje të lira në zonat e banuara me serb lokal dhe kolon. Reciprociteti me komunat shqiptare në Luginë, është aktualisht ngase këto territore banohen me popullsi pothuaj homogjene që janë popull shumicë dhe kur zgjidhet udhëheqja lokale ajo do të jetë me përkatësi etnike të popullsisë shumicë. Nuk mund të pritet natyrshëm që të zgjidhet një shqiptar në Kosovën veriore dhe as një serb në Bujanovc apo Preshevë e Medvegjë që dominohen nga popullsia shqiptare. Me tu njoh Kosova si shtet i pavarur nga Serbia dhe vendet evropiane që se kanë njohur ende, obligohet në respektim të lirive të drejtave të njeriut dhe kjo s’ka nevojë për marrëveshje garantuese. 4. Propozimi i fundit që dua ti qasem jo për nga rëndësia janë të zhdukurit. “Jo çdo herë andej kah lëviz gjethi do të thotë se po fryen edhe era”. Strategjia e tërheqjes së vëmendjes nga çështjet kryesore dhe me peshë, duke lansuar çështje minore dhe sipërfaqësore të karakterit populist, është ë rrezikshme. Këtë karakter ka edhe propozimi i kryenegociatorit për çështjen e të pagjeturve dhe të zhdukurve. Orientimi i peshës së këtij propozimi se duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, ish kryetarit komunal z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq, është më shumë se fyes ndaj peshës emocionale, humane që ka kjo plagë e hapur në trupin e Kosovës së lirë edhe sot e kësaj ditë pas 22 vitesh liri. Në këtë temë kryenegociatori i ka dhënën edhe dy goditje tejet indikativë në aspektin e pastërtisë lustrative për të mare përgjegjësi të tilla, në 48 oreshin e fundit. Goditja e parë, konsiston në atë se para se të caktoj takimin me presidentin serb Vuçiq, e heq nga pozita e kryesueses së KQZ znj. Valdete Daka dhe e emëron një ish gjyqtarë të qarkut dhe së fundmi edhe të speciales, të cilit ju bë një biografi denigruese e faktuar nga e kaluara e tij hendikepuese, jo vetëm në personin e tij por edhe në vijën familjare, konkretisht i ati, që ka qënë hetues i UDB. Ky po përflitet hapur për lirimin e kriminelëve të e luftës. Pra me këtë akt po ia jep Vucicit edhe KQZ e Kosovës, shtet i pavarur. Pyetja më indikativë shtrohet se pse nuk e ktheu Elezin (Elez Blakaj) ta emëronin kryetar KQZ por personin e etiketuar për krime. A nuk ishte deklarata e tij patetike “shkoj Lumezi vjen Elezi” edhe moto e fushatës së tij? Goditja dyte, konsiston në atë se krejt bota e ka akuzua Serbinë për gjenocid. Por, presidentit serb nuk i bën dhe aq për këto pretendime të Kosovës ashtu siç mohoj dhe Bosnjën dhe kurr nuk tregoj keqardhje apo distancua nga krimet që kreu regjimi millosheviçit ku edhe ky kishte nje rol sinjifikant. Ndërsa kryenegociatori kosovar në vend të përgatitjeve serioze për ta paditur shtetin serb për gjenocid, e zbriti këtë temë në nivele të rëndomta përgjegjësie. Pra nuk akuzohet shteti serb por po akuzohen zyrtarët e lartë komunal. Shtrohet çështja se kush e beri ta zëmë, operacionin “Obruç/Patkoi”? kryetari komunës apo? Pra, i kërkon shkarkimin e gradonaqellnikut të Prishtinës. Kjo është një amnistim i drejtpërdrejtë i përgjegjësve kryesor për krimet si, Aleksavder Vucic, Dacic, Sheshelj, e gjeneralët ushtarak e të tjerë. Si duket në shkëmbim “lideri suprem” do të marr titullin e patriotit që po sfidon Serbinë. Shto kësaj edhe faktin se shtetin e Kosovës e heq nga CEFTA dhe e fute ne SEFTA, e heq nga NATO dhe e fut në marrëveshje me Serbinë për mossulmim, kur në një anë blenë armë nga Rusia, e në anën tjetër na mban në kushtetutë, kush e njeh dhunën serbe historikisht dhe i beson një marrëveshjeje me Serbinë vërtetë duhet të ketë shkallen më të lartë të injorancës apo duhet të ketë plane djallëzorë në dëm të Kosovës dhe të ardhmes së saj si shtet. Por kjo s’duhet të na befasoj pasi që Aleksandër Sorosi, para se këta të caktonin takimin, u takua në tre qendra, Beograd, Tiranë, Prishtinë, ku i dha instruksionet e kjarta dhe me shkrim të platformës së shkruar për dizajnimin e marrëveshjes së re në dialogun e ri, për Kosovën e devalvuar nga statusi i shtetit unitar të përcaktuar edhe me Kushtetutë, të cilën as ndërmjetësi Lajcak nuk e sheh të pa ndryshueshme. Tani e ka dhe një rrethanë lehtësuese ngase me përpara i duhej që ish kryenegociatorit kosovar z. Thaçi t’ia përkthenin meqë se njihte anglishten, në ambasadën e Tiranës. Kështu edhe bëheshin të ditura detajet dhe i venin në veprim mekanizmat nacional për ti parandaluar. Ndërsa tani Fondacioni SOROS ua dërgon direkt ngase Albini e di mirë anglishten, se kohë të gjatë është përgatitur për këtë fazë të procesit. Kjo nuk duhet të na befasoj. Jemi dëshmitarë se vet Aleksandri bëri thirrje për votim të Edi Ramës, ndërsa Edi bënte të njëjtën thirrje për votim të Gjukanoviçit, ndërkohë që garonin katër shqiptar rival. Kjo bëhej mbi parimin aritmetik “miku i mikut tim, është miku im” në kombinacion vicioz. Pra, suam sumarum, ky është ambalazhimi patriotik i katër propozimeve të kryeministrit, po në tirq e jelek dhe kësulë të bardhë. Definitinvisht mund të thuhet se shqiptaret kosovar nuk dinë të lexojnë gjuhën diplomatike as politike. Aq më tepër, kur ajo paketohet me patriotizëm dhe sofizëm e kuptojnë si atdhetarizëm edhe nëse shkruhet anglisht apo më keq me shkronja cirilike. Se fundmi duhet theksuar se nëse prishet marrëveshja e Uashingtonit, do ë jetë fitorja ma e madhe pa ushtri, e Serbisë. Me këtë Vuçiq ka për synim të mos e qoj ambasadën në Jerusalem. Por, presidenti Vuçiq nuk po e bën vetë këtë luftë por po ia bën argatin Albini. Në emër të këtij shërbimi që po i benë Vucic kryeministri kosovar Kurti, ka edhe benefitin e vet. Ata që i kanë përcjellë bisedimet e dijnë se deri në këtë takim, Vuçiq ka takuar shumë kryeministra kosovar si Thaqi, Mustafa, Hoti, deri te i fundit Kurti, dhe të vetmin Kurtin e quajti kryeministër i institucioneve të përkohshme të Kosovës. Ndërkohë që tjerët si konsideronte fare për kryeministra. Ky është çeçenizimi i Kosovës! Një tjetër fenomen që ra në sy ishte edhe fakti se Vucic, pra para se te shkoj ne Bruksel takoi veteranët e Luftës, ata të Kosheres në veçanti. Ndërkohë që kryeministri Kurti braktisi krenarinë kosovare UÇK- në edhe të gjitha shtresat e kombit shqiptarë që ende plagët iu kullojnë lot e dhimbje të madhe. Në ekip planifikoi të marrë të mbijetuarën e masakrës, znj. Bogujevci që ta përball direkt me dhunuesit.