‘’Talentët e rinj’’ nga Prizreni sot , organizuan ekspozitën tradicionale të veshjeve nga Zhupa

0

Në  shtëpinë e kulturës në  Prizren sot,  Shoqëria Kulturore e cila merret me  etnologji’’Mlladi Talenti’’ ose ‘’Talentët  e rinj’’ nga  Prizreni, kanë hapur ekspozitën tradicionale me veshje të etniteteve   nga  Republika e  Kosovës  me  karakteristika  nga  Zhupa e  vende tjera si nga Sanxhaku e  kudo që  jetojnë  qytetarët që ruajnë  veshjet tradicionale.  Në këtë event ishte edhe  drejtoresha e kulturës  Emilia Rexhepi e cila tha  se profesor Bajra  tashmë  me këtë ekspozitë  ka bërë një  rikujtim për të ruajtur  veshjet tradicionale.Profesor  Sadri Bajra që është  edhe  kryetar i  kësaj shoqërie  tha  ‘’ sot me këtë   ekspozitë të  hapur edhe njëherë  po  e rikujtojmë  traditën e  veshjeve   tradicionale. Në këtë ekspozitë  po marrin pjesë edhe  përfaqësues  jashtë  Kosove, Kurse  këtu  përfaqësohen të  gjitha llojet e   veshjeve tradicionale.Derisa njëra nga pjesëmarrëset e kësaj ekspozite Semira ilijazi nga  fshati  Drajçiç  tha se  në këtë ekspozitë   po tregohet se veshjet tradicionale duhet  të  ruhen  e mos të harrohen nga të rinjtë, tani  edhe të moshuarit duhet të shpjegojnë   rolin dhe rëndësinë që kanë këto veshje .Ekspozita e sotme  e veshjeve tradicionale ka zgjuar interesim të  konsideruar e ku  ishin edhe pjesëmarrës  jashtë  Kosove./Rtv Besa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *