Tani pas konstatimit të mbrojtjes ndërkombëtare,ndaj çlirimtarëve,ndalojeni këtë dramë tragjike- Shkruan ;Agim LUSHAJ, Veteran i UÇK-së

SONY DSC

      Dita e sotme, të thuash se  ishte kulmi i drejtëkuptimit  për të kuptuar se  tashmë  lëndët në  Gjykatën e Hagës , kundër çlirimtarëve  ndaj ish  presidentit, Hashim Thaçi, ish kryepalementarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi e  Rexhep  Selimit dhe të tjerëve, u pa për mot diell, se ato i ka bërë gati shërbimi sekret  i Serbisë dhe UDB-a serbe. Lista e  atyre  që  ja në trushpërlarë e të shitur dëshmitarë , që  as  kush nuk i njeh, pos UDB-së, prandaj  ata duhet të kthjellen dhe ta dalin  publikisht të pranojnë se  janë  manipuluar nga sigurimi serb dhe UDB-a dhe  të lirohen çlirimtarët .Ata që  sollën para botës modelin e e një lirie  të pastër  dhe një lirie që rrënjët i ka në  gjakun e dëshmorëve, martirëve dhe  mijëra  fëmijëve  e pleqve të pafajshëm.  Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe ka thënë sot, se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale në Hagë ka bashkëpunuar me shërbimin e fshehtë të Serbisë për të marrë materiale lidhur me të akuzuarit në Hagë.Keohe deklaroi se këto materiale nuk kanë arritur deri në aktakuzë, përderisa  mbrojtja e Kadri Veselit në Hagë sot në seancën ndaj krerëve të UÇK-së ka fajësuar Prokurorinë se nuk ka nxjerrur provat shfajësuese. Avokati i Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se të gjitha provat që gjendet në domenin publik konfirmojnë manipulimet të provave nga autoritetet serbe.“Ka shumë prova që gjenden në domenin publik dhe të gjithat konfirmojnë atë lloj manipulimesh të provave nga autoritetet serbe siç është zhvarrosja e varreve masive të viktimave në kufi me Serbinë ku është gjendur një kamion”, tha Emmerson.’’. vetëm këto fakte  kaq  bindshëm nga  mbrojtja ndërkombëtare  tashmë  duhet të japin sinjalin  gjithë  Kosovës   që  është momentumi të  kërkoni  lirimin çlirimtarëve,atyre që sollën diellin  lirisë në Kosovë  duke e bërë Kosovën një storie  të suksesit. Vetëm lirimi  çlirimtarëve  është  i vetmi  opsion, sepse tashëm  vete  qeveria e Kosovës duhet të vetëdijesohet e të  kërkojë  zhbërjen e kësaj  gjykatë  të ndikuar nga UDB-a  serbe.

Lironi Çlirimtarët

Kërkoni drejtësinë për ATA

Gjykata   me ndikim serb nuk mund të gjykojë lirinë  e fituar më gjak të bijve e bijave më të mirë të Kosovës dhe përkrahjen e  botës demokratike  dhe të  NATO-së.