Tani situata ka rëshqitur nga një krizë ekonomike, në një krize sociale, për popullin

0

       Pyetjes a e përkrahni kërkesēn e paralajmēruar të gastronomisë dhe lokaleve që me 27 korrik do tē protestojnë për heqjen e ndalimit nga ora 21.00? Avokati Gnt  Gjini ,pohon;

“Konsideroj se me të drejtë sipërmarjet dhe bizenset private në shtetin e Kosovës, në veqanti  nga paralajmërimi i sektorit të gastronomisë ata me të drejtë dhe arsye kanë cka për tu protestuar.

   Ngase fatkeqësisht deri më tani edhe shteti i Republikës së Kosovës është dorwzuar, gjegjësisht mund të themi hapur se nuk ka bërë asgjë më shumë  për sanimin sado pak të situatës, së rëndë ekonomike të krijuar nga pandemia.

Pra këtu bëhet fjala për te gjitha bizneset në sektorin privat, jo vetëm atë të gastronomisë.

  Kjo ngase me një shumë prej 170 eurove ndihmë per bizneset për muajt e humbur, kur bizneset kanë pasur të ndalur, dhe vazhdojnë  të kenë te ndaluar të operojne dhe veprojne pas orës 21:00, është shkaktuar një  humbje e madhe në ekonominë e vendit , dhe dhe jane krijuar kostot e mëdha të shpenzimeve për bizneset lokalet, e në veqanti për sektorin e gastronomisë si më i prekuri.

    Kjo sepse me gjithë situaten e krijuar shteti është dashur te di, apo eshte në dijeni, se këto biznese kane qera, kane shpenzime të ujit, energjise, kanë shpenzime të paguarjes së pagave ndaj puntorëve të tyre kanë shpenzime ndaj shtetit, e ketu fatkeqësisht asnjë ndihme dhe lehtesim  në kete drejtim nuk ështe bëre.Pra paradokaslisht për situatën, shteti gjendjen e  bën më të renduar sepse tani më që sa javë bizneset e kane të ndaluar te operojne pas orës 21:00.

  Pra tani situata ka rëshqitur nga një krizë ekonomike, në një krize sociale, për popullin që jane takspaguesit privat të këtij shtetit te Kosovës’/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *