Tara Alija,na ndriçon me shembullin e saj

Në një botë që shpesh është e zënë me veten, ku shumë ndalen vetëm te nevojat e tyre, na ndriçon me shembullin e saj një vajzë e re, por me shpirt të madh Tara Alija
Tara, me duart e saj të vogla dhe talentin e saj në pikturë, krijoi vepra të mbushura me ndjenja, ngjyra dhe dashuri. Por ajo nuk u ndal me kaq. Të gjitha paratë që i mblodhi nga shitja e pikturave të saj, i ktheu në dhuratat më të bukura: buzëqeshje për fëmijët që po luftojnë me kancerin.
Me ato të ardhura, Tara bleu dhurata plot dashuri dhe i shpërndau vetë në repartin e onkologjisë pediatrike. Dhe jo vetëm kaq pjesën tjeter të parave i vendosi në zarfa, për t’i dhënë secilit fëmijë jo vetëm një ndihmë, por edhe një copë shprese dhe kujdesi.
Ky gjest nuk është vetëm i bukur – është thellësisht human. Është një akt dashurie i pastër, që nuk mësohet, por lind nga familja nga zemra.Tara për ne je më shumë se një artiste. Je një engjëll mes nesh, një frymëzim për të rriturit dhe një model për bashkëmoshatarët e tu shkruan ne fb. Leunora Bajraktari,/QendraPress/