Tash e 9 vite pa njeriun e sakrificave atdhetare Masar Shala

                 Sot u mbushen 9 vjet, kur veprimtari Masar Shala iku nga kjo botë njeriu i shumë  sakrificave atdhetare dhe njeriu që nuk diti çka është lodhja për atdhe  Masari ,bashkë me Kadri Kryeziun, Bashkim Gashin dhe shumë veprimtrë të tjerë si Bashkim Kajdoqaj,Azem Ramdani, Fatmir Kastrati   ishin aktiv që në vitet  1990 në KLMDLNJ. Gjithashtu kontribuoi edhe në aksionin e faljes së gjaqeve, shoqatën “Nëna Terezë”, Këshillin për Emergjencë dhe veprimtari të tjera të kohës. Për të qene edhe kuvendari më i zëshëm në interes të  banorëve të Prizrenit.   Ishte nënkryetar i KMDLNJ-së në Prizren nga viti 1991 – 99. Nga 9 korriku 1998 e në vazhdimësi gjer në çlirimin e vendit, kreu detyra për UÇK-në. Në qershor 1999, në një tubim në Stadiumin e Qytetit, nga strukturat e UÇK-së nderohet me Mirënjohje, në shenjë vlerësimi të kontributit të pamohueshëm në luftë. Nga 15 qershori 1999 ishte pjesë e Qeverisë së Përkohshme Komunale në Prizren, Drejtor për Planifikim, Rindërtim dhe Zhvillim. Ishte  anëtar i Kuvendit të Komunës, në të gjitha legjislaturat e pasluftës.  Ishte ideator  për ngritjen e Monumentit të Paqes, kushtuar Trupave të NATO-së në Prizren,  Kontribut të madh  dha edhe në funksionimin e klubit futbollistik’’Liria’’ ku ishte kryetar. Kuvendi i Komunës së Prizrenit, në shenjë të vlerësimit të veprës së tij, vendosi që një rrugë në qytet dhe Çmimi për Demokraci i Komunës, të mbajnë emrin e Masar Shalës.Ai mbete ende i gjallë në shumë kujtime për solidaritetin tij më të mirën ,pozitiven dhe padyshim ishte një personalitet që do të kujtohet edhe për shumë dekada si njeriu i sakrificave dhe atdhedashuri ë pa fund për Kosovë./www.qendrapress.com/