Tash për diell po shihet se Kurti na qenka pjellë e Surroit-Shkruan;Mërgim Hasi

0

Tani  që nga paslufta metodat të cilat i ndiqte  Albin Kurti me OJQ KAN, e pastaj metodat e zbatimit herë me tenxhere e here me piskamë e organizime të ndryshme , shihej qartë se është në zbatim të lojës së Veton Surroit ,atij që  nisi në fillim të bënte parti Internacionale  për fat te keq  me bazë  të  Serbisë bile  edhe me bashkëshorten e kasapit  të  Ballkanit, Milosheviq , Por, edhe  fushata e këtyre zgjedhjeve të fundit  shihej qartë se kishte ngjyra Surro-iste. Bile ne  këto i patën  shkruar  edhe publikisht se kjo formë e  fushatës rrugëve  po i ngjanë si ajo e Surroit arave, por  atëherë kosovarët ishin më të vetëdijësuar dhe  e hodhën poshtë  Surroin. Tashmë  ftesa e Surroit në  grupin e dialogut  i dha  dritë  dielli  kësaj se pas politikës Kurti-ane, ishte ajo Surroi-ane, Ankesa e  fundit  e Lidhjes  së Historianëve  të Kosovës ‘’Ali Hadri’’nga Deçani për mospërfshirjen  në dialog me  Serbinë,  e ku renditen dëmet që i ka sjellë Veton Surroi, në dialogun e Vjenës ku Surroi ishte  pjesë  e atij dialogu. Ku tashmë  Kosova e ka problemin  kishave  dhe monumente të  serbëve që janë në Kosovë. Kjo është një kërkesë  e përkrahur besojmë nga  shumë kosovarë, sepse sjellja  e Surroit nuk ishte në binarët  e kërkesave të këtij kombi, që në momentin kur ai nuk kurseu  fyerje pa bazë mbi çlirimtarët. Mbi ata që e sollën këtë liri. Një kërkesë  e këtillë do të vije edhe nga  veteranët e UÇK-së   po ashtu edhe nga  burrat e gratë e ndershme të  kësaj toke. Prandaj Veton Surroi nuk duhet assesi të jetë   në listën  e atyre  që  do të nisin dialogun me Serbinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *