Të bllokuar në Bogë të Shkodrës për disa orë, shpëtohen gjatë mesnatës tre turistët nga Tirana
Tre turistët nga Tirana që kishin mbetur të bllokuar ditën e djeshme (4 shkurt) në malin e fshatit të Bogës, janë shpëtuar gjatë mesnatës.Kanë qenë forcat e policisë dhezjarrfikësit që kanë ndërhyrë për t’u shkuar në ndihmë. Një prej udhëtarëve ka rrëshqiturdhe ka thyer këmbën. Ndërsa gjendja e 2 të tjerëve paraqitet e mirë, pa dëmtime.Ndërhyrja për shpëtimin e tyre ishte tepër e vështirë për shkak të pranisë së madhe të akullit. /Telegrafi/