Të enjten mblidhet komiteti për vlerësimin e situatës me pandeminë, pritet të rekomandohen masa të reja anti-COVID
Komiteti për vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19, do të mblidhet të enjten.Burime të medive, bëjnë të ditur se pritet që të rekomandohen masa të reja kufizuese për parandalimin e përhapjes së virusit SARS-CoV-2.Kujtojmë se që nga përfundimi i fushatës elektorale të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit, rastet pozitive dhe ato me vdekje si pasojë e coronavirusit kanë shënuar rritje, shkruan Reporteri.net.Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, vetëm të mërkuren kanë humbur jetën katër pacientë të infektuar me coronavirus, teksa janë konfirmuar edhe 568 raste të reja pozitive.Që nga fillimi i pandemisë, 70 mijë e 753 persona kanë rezultuar pozitivë në testimet për virusin SARS-CoV-2, ndërkaq kanë vdekur 1 mijë e 620 persona.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 295 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.628 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.505