Të enjten me 5 mars, mbledhje solemne e Kuvendit të Prizrenit për Epopenë e UÇK-së

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, prof dr.Simir Krasniqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit për një mbledhje solemne, që do të mbahet të enjten, më 5 mars 2026, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në “Shtëpinë e Bardhë”, me fillim në orën 10:00.

Kjo mbledhje organizohet me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke nderuar sakrificën dhe kontributin e heronjve të lirisë./QendraPress/