Të gjitha shkollat i kanë funksionale Task- Forcat pranë shkollave të tyre

0

Xhemile Vezgishi drejtoreshë e DKA për fillimin e  Vitit Shkollor  pohon:

   “Bazuar në kërkesën e IKSHPK drejtuar MASH-it për vlerësimin e gatishmërisë për fillimin e vitit shkollor në kushte pandemie Covid-19, DKA ka themeluar Task Forcën Komunale/DKA-së me Vendimin  Nr. 3409/20 për formimin e Task-Forcës dhe në përbërje të plotë nga Zyrtarë të Arsimit, Përfaqësues të SIA, Inspektor Sanitar dhe mjek të QKMF kanë realizuar vizita nëpër institucionet parashkollore dhe shkollore të komunës së Prizrenit.

Në të gjitha këto institucione janë realizuar takime me drejtorë të shkollave, të cilët kanë njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për  të filluar procesin mësimor dhe se janë në përfundim të përgatitjeve të përgjithshme që procesi mësimor të nis sipas kërkesave dhe  Udhëzimeve të pranuara nga MASH,  IKSHPK dhe MSH.

 Gjithashtu, të gjitha shkollat i kanë funksionale Task- Forcat pranë shkollave të tyre, kanë bërë shenjëzimet në oborrin e shkollës dhe brenda e përbrenda shkollave, furnizimin me preparate dezinfektuese dhe higjienike, termometër, orare mësimore, shenjëzimet si dhe të gjitha punët e tjera për fillim të vitit shkollor 2020/2021. Prandaj, mund të vijmë në përfundim që në të gjitha shkollat, mësimi mund të fillojë për së mbari. Gjithashtu, për fund një urim për nxënësit, që për të parën herë ulen në bankat shkollore, shëndet dhe suksese!”/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *