Të gjithë në përkrahje të kategorive më sublime të kombit – luftëtarëve të lirisë!;Shkruan;Gjeneral Hisen BERISHA

        Përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta – kategoritë sublime të sakrificës dhe kontributit kombëtar – janë të detyruar të vihen në rolin e tyre në rrethana paqeje, përballë situatës alarmante politike dhe institucionale që po e paralizon e rrezikon ekzistencën e shtetit.

Në mungesë të reflektimit nga partitë politike për konstituimin e institucioneve legjitime, shkelja e kushtetutës nga përfaqësuesit e votuar të popullit – me moszbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese brenda 30 ditëve, si dhe përbuzjes së vazhdueshme institucionale ndaj luftëtarëve të lirisë – reduktimit të mbështetjes së mbrojtjes ndaj të mbajturve në Hagë, morën vendim që të organizohet një <protestë gjithë popullore>, me kërkesa të drejta dhe të patjetërsueshme si më poshtë:

Kundërshtimi i padrejtësive ndaj ish-bashkëluftëtarëve të UÇK-së në proceset e Gjykatës Speciale;

Formimi urgjent i institucioneve legjitime, në përputhje me Kushtetutën dhe rendin demokratik të Republikës së Kosovës;

Ndërprerja e përbuzjes dhe diskriminimit ndaj kategorive të luftës, përfshirë:

• përjashtimin nga paga minimale,

• mungesën e përkrahjes financiare dhe sociale,

• mosmiratimin e ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare.

Protesta do të mbahet më 7 gusht, në ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” – Prishtinë.

Ftohen të gjithë qytetarët, pa dallim bindjesh politike, që të bashkohen në përkrahje të atyre që sakrifikuan për lirinë dhe shtetin!/QendraPress/