Të hënën, shqiptaro-amerikanët në ShBA protestojnë për ndëshkimin e agresionit të Serbisë ndaj Kosovës
Komuniteti shqiptar në Amerikë, përmes një proteste do kërkojnë që Serbia të ndëshkohet për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vdekur një pjesëtar i Policisë së Kosovës e një tjetër u plagos. Të hënën, në ora 13:00, rrugëve të New York-ut, komuniteti shqiptaro-amerikan do të kërkojë që Serbia të mbahet përgjegjëse për krimet e luftës dhe për sulmin terrorist të fundit, shkruan Reporteri.net.Lajmin e ka bërë të ditur Vasfije Krasniqi, e cila ka kërkuar që shqiptarët që jetojnë në Amerikë të bashkohen në këtë protestë.Bashkimi Evropian ende nuk e ka ndëshkuar Serbinë për agresionin e saj mbi Kosovën pasi thonë se po presin prova shtesë që dëshmojnë përfshirjen e autoriteteve serbe.Institucionet e sigurisë së Kosovës kanë ofruar një numër provash që tregojnë se Beogradi zyrtar ka mbështetur sulmin terrorist. /Reporteri.net/.