Të marrim modelin kroat të USKOK për hetimin e pasurive të paligjshme dhe luftimin e krimit –Shkruan:Hisen Berisha deputet i Parlamentit të Kosovës.

0

                                  Vota i me do të jet PRO, nëse ky Ligj do të veproj retroaktiv që nga Qershori 1999! Historia botërore ndahet në etapa dhe kohë. Njihet epoka para erës sonë dhe pas. Kurse në shqiptarët kemi një kufi ndarës në mes epokave të para e pas luftës, të para dhe pas pavarësisë. Pastaj, ata që kanë kod gjenetik të pastër dhe traditë familjare, nuk kanë pse i fiksohen ligji për Byronë Kombëtare për hetimin dhe konfiskimin e pasurisë së pa ligjshme. Kjo kategori qëndrojnë në Sistemin e Vlerave Nacionale të cilin Kombi ynë ende se ka kodifikuar, në krye të të cilit do të qëndronte: Nderi, Detyra, Besnikëria, Integriteti, Guximi profesional dhe Guximi personal, e vlera tjera të cilat mund të shtohen në sistemin tonë. Edhe romakët e vjetër na i mësojnë parmet e të qenurit përfaqësues i shtetit: Honeste vivere! Alternum non leadere! Sumum quiquve tribuere! Por, jeta dhe përvoja me luftën, ashtu siç edhe e shumë popujve tjerë, na mësoj se, Luftën e nisin idealistët apo patriotët që e duan vendin që ata që kanë deficit patriotik në kontributin për lirinë e vendit i kualifikojnë ndryshe; Luftën e bëjnë trimat; Nga lufta përfitojnë horrat e maskarenjtë e superlativi i këtyre kualifikimeve shkon tutje. Për ta eliminuar këtë të dukuri, në vitin 2019, kur aderova në politikë, në marrëveshje me Kryetarin e Partisë atëbotë, z. Kadri Veseli, u vendosen si objektiva programore – elektorale standardet si, hetimi i pasurive të paligjshme, hetimi i privatizimit, përjashtimi i të penalizuarve nga institucionet, etj. Kryeministri Kurti arriti ti përvetësoj dhe integroi këto objektiva në programin elektoral të zgjedhjeve të fundit ’21, dhe tani po i implementon. Për këtë duhet përgëzuar! Giovani SARTORI në studimet e tija mbi Parimet e Demokracisë na mëson se Politika nuk është mjeti dhe rruga e pasurimit duke vjedhur paranë publike! Por, subjekti që qeverisë bëri një gabim, se këto parime i shndërroi në masa. E masat, janë veti e regjimeve totalitare dhe diktaturave që kryesisht vijnë nga filizoftë majtiste. Mekanizmat e tille administrativ – qeverisës nga e kaluara komuniste që ka sunduar mbi popullin e lindur gjenetikisht antikomunist pra popullin shqiptarë, kanë lënë përvoja tragjike. Në Shqipëri, shkatërruan familjet eminente dhe oxhaqet shqiptare, që mbajtën dhe mbretërinë. Kurse në Kosovë, ishte mekanizëm për eliminimin e nacional demokracisë shqiptare. Po ashtu, konstatoj se në këtë Projektligj mungon siguria juridike dhe frika e përdorimit si mekanizëm për luftë politike ndaj kundërshtarëve. Faktet kundër: që mund të listohen dhe e bëjnë të paragjykueshëm këtë projektligj janë: – Krijimi si mase dhe vendosja objektivave ndaj kategorive të caktuara të punëtorëve të administratës shtetërore, duke përjashtuar ata që u pasuruan në emër të këtij keqpërdorimi e nuk ishin pjesë e administratës shtetërore por titullar të pasurimit nga paraja publike; – Përzgjedhja drejtuesit të Byrosë, me shumicë të thjeshtë që do të thotë nuk ka konsensus të Kuvendit, ndaj është i politizuar sepse mund të margjinalizohet nga partia më e madhe qeverisëse; – Procedura dhe shkaqet e shkarkimit të udhëheqësit, e bëjnë të kontrollueshëm politikisht; – Procedura që zhvillojnë janë gjysmë-gjyqësore, pra mospërfillje e sistemit gjyqësor, i cili është mekanizëm i kontrollit formal të mekanizmave administrativ. – PERIUDHA KOHORE TË CILËN E TRAJTON, PREJ-DERI është kriteri që e bën të paragjykueshëm këtë projektligj dhe agjenicionin në fjalë bashkë me sponsoreët e këtij ligji?! Ky afatizim e bën këtë ligj të ngjajë më shumë em Ligjin për faljen që kishte të bënte me “rojat e urës” kontingjent kriminelësh serb që dhunonin qytetarët atje dhe mbi këtë ligj provuan të përfitonin edhe ata që kriminalizuar duke u pasuruar nga paraja publike dhe mosekzistimi i shtetit duke abuzuar me çdo pasuri të vendit. Prandaj, si i tillë ky ligj, do të na cenoj e fyej Ne, që në emër të besimit parimor për kujdes nga shteti për ne si ushtarak, apo kategori tjera, që provuam: Të jetojmë me nderë; Të mos i bëjmë keq askujt; Sekush të marë vetëm atë që i takon Kriteri i hetimit të pasurive të krijuara vetëm pas pavarësisë, hedh dyshime mbi misionin fisnik të këtij mekanizmi, se ka për qëllim të hetoj pasuritë e krijuara përmes krimit me theks para shpalljes së pavarësisë; Pra, keqpërdorimi i egër ka filluar që në qershori 1999, me të hyrë administrata ndërkombëtare dhe kalimit të Kosovës nën administrim ndërkombëtarë, pas hyrjes se KFOR 1999; Po ashtu, krimi i egër i pasurimit duke keqpërdorur pozitat në administratën shtetërore, duke punuar me prezencën ndërkombëtare të UNMIK, kanë ndodhur para fillimit me pagesat përmes sistemit bankar; PRIVATIZIMI para pavarësisë, si proces i egër keqpërdorimit, abuzimit, korrupsionit masiv, që ka shkatërruar asetet kryesore ekonomike të vendit, kërkojmë që të jet objektiv i punë së Byrosë Kombëtare të hetimit të pasurive të jashtëligjshme. Propozimi yni ky edhe në programin elektoral për qeverisje. Shkatërrimi i ekonomisë duket privatizuar ne mënyrë korruptive, duke ua ndërruar destinacionin ekonomik e prodhues aseteve jetike të vendit si tokat e bukës (tokat nga Sllatina deri në Orllan të Malishevës janë nën sistemin e ujitjes së Lepencit, sot janë shndërruar në depo e pika karburanti; qendrat tregtarë si “Agimi” dhe fabrikat në Gjakovë, që pas lufte ishin të gjitha funksionale, u mbajtën peng duke mos u privatizuar, po ashtu u degraduan e shkatërruan dhe u shiten me çmime simbolike, qindra mijëra hektar tokë buke dhe plantacione rrushi, u degraduan më keq se në kohën e regjimit okupues serb dhe u shiten me çmime simbolike, e sot janë shndërruar në përqindje të madhe në pyje; kombinati bujqësor i FushëKosovës, sot nuk ekziston si tokë buke etj. Situatë e njëjtë ka ndodhur me të gjitha asetet e natyrës së tillë në vend.) duke mos respektuar po ashtu sminofët special, që sot mbajnë të mbushura rrugët dhe sheshet me punëtor që protestojnë , siç është rasti me punëtoret e “Ferronikelit”, “Llamamrins” – Ferizaj, Trepçës në Mitrovicë, etj. Për më keq , ky proces i para pavarësisë, deri sa pagesat nuk kryheshin përmes sistemit bankar, shkaktuan nxjerrjen e KESH=it jashtë vendit. Atëbotë përfliteshin milionat që i bartnin personalitete të veçanta edhe nga bota e artit. Trajtimi i periudhës pas pavarësisë është po ashtu tendencë për të shpëtuar veten e tija kryeministri dhe argatët brenda partisë ë tij të cilët me shumicë kanë punuar ne administratën e UNMIK, dhe janë kryesisht ne radhët e LVV dhe në qeveri, tani kanë mbetur apo janë kthyer për tu strehua te LVV dhe pushtetit ne emër te shpëtimit; Këta janë përfituesit më të mëdhenj nga koha e administrimit ndërkombëtarë të UNMIK bashkë me ndërkombëtarët që ua mësuan shkollën e hajnisë e pasurimit nga paraja publike. U bënë struc – struken kokën por te pasmet u mbeten ne ambient te hapur; Harruan se populli nuk i shikon me sytë e tyre, por me miliona sy, me sytë e popullit! Edhe unë ju shoh kështu, pa dallime! Pra, te fillojmë nga viti 1999, kur KFOR deh administrata ndërkombëtare hyri në Kosovë dhe vendi u administrua nga UNMIK, e hetimi të përfshij periudhën deri me sot. Për fund, u përfol dhe duket se ka shumë kopjim dhe eksperiencë nga Shqipëria. Vlerësoj se SPAK-u atje është tejet i përfolur për politizim. Ndaj sugjeroj që për model të mirët “USKOK”-u kroat, si mekanizëm që shtetin kroat e bëri të ndëreprueshëm dhe të integrueshëm në strukturat euroatlantike dhe ee ka dërguar Kroacinë tashmë në NATO dhe BE. Ne rrafshim personal dhe familjes time, besoj dhe të partisë ku gravitoj, ju sfidoj dhe jam i gatshëm ti nënënshtrohem këtij hetimi, duke filluar që nga nga “hzreti” Ademi apo Adami e Hava apo Eva e deri te unë apo Epiroti që ende është gjimnazist! Vota i me do të jet PRO, nëse ky Ligj do të veproj retroaktiv që nga Qershori 1999! Ju falem nderit!/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *