Të marten mbahet takim letrar në nderim të profesorit dhe poetit Hajdar Mallaku.

=
Të marten.sot mbahet takim letrar në nderim të profesorit Hajdar Mallaku
Takimi organizohet nga Shoqata për Art dhe Kulturë “Fidani”, me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit Mallaku, i cili ishte mësimdhënës dhe krijues i njohur letrar.
“Aktiviteti do të mbahet më 24 shkurt 2026 (e martë), me fillim nga ora 12:00, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren”, thuhet në njoftim.
Në këtë takim marrin pjesë familjarë, kolegë, nxënës, miq dhe dashamirë të arsimit e kulturës,tashmë të ftuar me ftesa zyrtare. për të nderuar kontributin e tij në fushën e arsimit dhe letërsisë. Profesori Hajdar Mallaku ka qenë mësimdhënës shumëvjeçar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, ku ka dhënë një kontribut të çmuar në edukimin e shumë gjeneratave. Krahas punës në arsim, ai ishte edhe krijues letrar dhe autor i disa librave./QendraPress/