Të mërkurën Oliver Varhelyi në Kosovë, shkak – vaksinat

0

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, pritet të vizitojë Kosovën të mërkurën e 5 majit, njofton Insajderi.Në këtë vizitë, Varhelyi do të takohet me përfaqësues të institucioneve për të diskutuar rreth çështjes së vaksinave anti-COVID.Këtë e bëri të ditur vetë ai në Twitter, duke shtuar se këtë vizitë do ta zhvillojë në një kohë kur Ballkanit Perëndimor do t’i dhurohen vaksinat kundër Coronavirusit, si pjesë e ndihmës nga Bashkimi Evropian.“Do të udhëtoj drejt Ballkanit Perëndimor për të përçuar mesazh të qartë: Ne kujdesemi! Ne kujdesemi për partnerët tanë dhe kujdesemi për punëtorët e tyre shëndetësorë dhe ata më të rrezikuarit. Shpërndarja e vaksinave konfirmon përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të ofruar përkrahje, siç kemi bërë që nga shpërthimi i pandemisë”, ka shkruar Varhelyi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *