Të nderuar bashkëvendas, banorë të Hasit – e në veçanti të fshatit Gjonaj.

Që nga dita e parë që mora përgjegjësinë si kryetar i juaji, jam angazhuar me përkushtim të plotë për të dëgjuar dhe adresuar kërkesat tuaja për të mirën e komunitetit tonë. Së bashku, kemi dërguar kërkesat tona në Komunën e Prizrenit dhe me krenari mund të them se kemi arritur të realizojmë rreth 80% të tyre. Kjo është arritje e përbashkët që flet për forcën e unitetit tonë! Një falënderim i veçantë i takon Kryetarit Shaqir Totaj, i cili ka qenë gjithmonë i hapur, i gatshëm dhe pranë nesh për çdo projekt dhe çdo nevojë të komunitetit tonë. Ai ka dëgjuar çdo brengë tonën dhe ka qëndruar pranë Hasjanëve në çdo hap të rrugëtimit tonë zhvillimor. Ardhja e një kryetari komune nga Hasi ka qenë një moment historik për të gjithë ne – dhe ne jemi mirënjohës për çdo rrugë e projekt që kemi realizuar së bashku! Na presin edhe shumë punë, por me këtë bashkëpunim e vullnet, do t’i arrijmë të gjitha qëllimet! Faleminderit Kryetar Shaqir Totaj për përkushtimin, mbështetjen dhe afërsinë me qytetarët – e sidomos me Hasjanët! +4 Shaqir Totaj-Kryetar i Komunës së Prizrenit!Kështu shkruan kryetari Këshillit të Bashkësisë lokale Herolind Osmanollaj dhe shumica e banorëve tw Gjonajve dhe fshatrave tjerë nga Hasi/QendraPress/