“Të njoh mirë, nuk je as sa çereku i një ministri tim”, përplasje e ashpër Kurti-Abdixhiku në Kuvend
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pasi numëroi gjashtë kushtet për themelimin e Asociacionit, u përplas me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se data e sotme është vulosja e pranimit të Asociacionit nga ana e kryeministrit Kurti.Kreu i qeverisë ndër të tjera u kritikua nga LDK, se ndryshoi qëndrimin për Asociacionin dhe reduktoi 22 pikat e Kushtetueses në 6 kushte, shkruan Reporteri.net.
“Heqja e armëve atje është detyrë e Qeverisë, si është kusht i dialogut. Jo 6, 22 i ki prej Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka polarizim më të madh në fjalët e tua sesa sot. A je i vetëdijshëm çka po flet? A je mirë?, iu drejtua Abdixhiku, Kurtit.Kryeministri Kurti u përgjigj duke thënë se këto janë kushte politike dhe kanë bazë në aspektin demokratik, universal e evropian të qeverisjes e politikëbërjes.Ai tha se janë pikërisht ato 22 nene që tregojnë se sa herë është shkelur Kushtetuta nga ana e ish-kreut të LDK-së, Isa Mustafa.Madje, Kurti tha se Abdixhiku të cilin e ka pasur dikur ministër, nuk është as sa çereku i një ministri që e ka tani.“Ju lutem ta ruani qetësinë dhe racionalitetin. Ato 22 udhëzimet e Gjykatës Kushtetuese tregojnë sa herë kryetari juaj i nderit e ka shkelur kushtetutën, profesori që do të thoshim ne, e edhe unë.“A po sugjeron Abdixhiku që të hyjmë me forcë në veri. Abdixhikun e kam pasur ministër, dhe deputetin Hoti zëvendës, por zëvendësi Bislimi e ministri Murati, cilido prej tyre, këta dy bashkë nuk janë as çereku i njërit prej tyre. Unë i njoh shumë mirë, e kam pasë edhe ministrin e brendshëm të LDK-së dhe nuk kanë pasë këso idesh. Këtyre idetë ua dirigjon karrigia”, tha Kurti. /Reporteri.net/