Të premten janë konfiskuar një sasi të konsiderueshme të barnave në Prizren.
Barnat e konfiskuara kishin qenë pa banderola, të cilat edhe janë sekuestruar nga inspektorati farmaceutik. “Rr. Sheh Emini, Prizren 27.05.2024 – NN. Njësiti relevant policor, në përkrahje të inspektoriatit farmaceutik, me datën 05.07.2024 ka bërë një inspektim në një barnatore pronë e të dyshuarit mashkull kosovar dhe gjatë inspektimit kanë hasur në paketime të barnave medicinale pa banderola, të cilat barna janë sekuestruar nga inspektorati farmaceutik. Sasia e barërave të konfiskuara është: 84 artikuj me gjithsejtë 266 paketime medicinale të ndryshme me origjinë nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”, thuhet në njoftim