TË PRIREMI NGA MENDIMI POZITIV – Shkruan: Lule Alidema, Psikologe klinike
Gjithë e dimë se mendja e drejton sjelljen tonë, andaj të bëjmë një dallim mes të menduarit pozitiv dhe atij negativ, të bëjmë zgjedhjen se cilin mendim duhet përdorur më shumë; dëshirojmë suksese, të kemi lumturinë apo dështimet dhe pasivitetin?
Ndodhë që në disa rrethana të priremi nga mendimet negative, mirëpo njeriu është qënie e cila krijon, dallon, ndryshon.
T’i kthejmë mendimet tona në mendime drejt suksesit, tolerancës, mirëkuptimit para se të fundosemi në dështime.
Mendimet pozitive shoqërohen me optimizmin!
Njerëzit optimist gjithmonë janë të prirur nga mendimet pozitive.
Idenë të jemi pozitiv dhe të kemi mendime pozitive gjithë e kemi primar, si dhe të këshilluarit e vetes për të menduar pozitivisht gjithmonë është i pranishëm tek ne, por sa po e realizojmë gjitha varet nga ne!
Sigurisht se mendimi pozitiv na drejton të jemi optimist, ndërsa ato negative në pesimizëm, prandaj të fitojmë shprehinë e të menduarit pozitiv.
Përfitim primar i të menduarit pozitiv është sepse nuk mendojmë negativisht, pra mendimet negative zëvendësohen me ato pozitive dhe domosdo do të ndihemi më të lumtur, e jo të zemëruar, e mllefosur.
Optimizmi! Pse? Sepse arsyet janë të lidhura me realizimin e synimeve të njeriut.
Për të pasur mendime pozitive shikojeni veten të lartësuar, të suksesshëm sepse nëse keni mendime pozitive ju mund të guxoni, mund të provoni, keni një vetëbesim më të lartë.
Pse mos të shohim veten para një suksesi të arrirë, e jo para një dështimi.
Mos i hapni rrugën dështimeve duke pasur ndjenjën se “unë nuk mundem “, “ unë nuk dij “, “ unë nuk e meritoj” apo “ nuk do t’ia dal” . Të gjithë mundemi, provo…edhe nëse gabon, prap nuk je i dështuar, gabimi të dërgon në rrugën për përsosshmëri…
Fuqia e brendshme ju jep kontroll mbi ndjesitë tuaja të brendshme, gjë që ju ndihmon të keni suksese në synimet tuaja.
Mos e mundoni veten duke menduar se çfarë do të jetë e ardhmja, jetës nuk mund t’i paraprish , por jetoje.
Jo gjithherë një dështim mund të jetë humbje, shumë shpesh mundet me qenë një fillim, psh, për të hedhur me shigjetë, për të qëlluar në shenjë duhet tërhequr mbrapa shigjetën…
Ka raste se dështimi mund të shërbej si iniciativë krijuese, për përsosshmëri të vetes.
Shpesh herë jemi në mëdyshje në marrjen e një vendimi, sikurse psh, jemi duke pritur busin dhe themi: të hipi të shkoj, apo të mos hip?
Po që se hipe dhe shkove, arrin ku ishe nisur e në të kundërtën mbetesh aty ku je.
Mendimi pozitiv është i lidhur me një gamë përfitimesh shëndetësore si:
. Shëndet të mirë dhe jetëgjatësi,
. Më pak stres, menaxhim si dhe aftësi përballuese,
. Rrezik më i pakët për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare,
. Rritja e mirëqenies fizike,
. Shëndet më i mirë psikologjik.
Këshillë: guxoni, provoni, ndryshoni, e para së gjithash mendoni….