Te shiturit tani nën llupën shpifëse kanë vu çlirimtarët dhe personalitet e luftës- Shkruan: Salih Çoçaj
Nuk janë pak zëra që tashmë kaq pa mëshirshëm janë ngritur e nuk pushojnë që nën llupën shpifëse të vejnë çlirimtarët e dhe personaliet e luftës duke akcentuar dy figurat kryesore të lutës si; Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Ramush Hardinajt dhe ndonjë tjetër. Pason pyetja , pse e gjithë kjo vallë po ndodhë??!!. Tashmë ajo që dihet se ata njerëz janë të paguar të agjenturave të ndryshme sllave qofshin ato në Beograd, Moskë apo edhe në vendet tjera. Kurse parim të vetëm kanë një synim, që të përulin kaq pabesisht e kaq pa bazë vlerat e luftës së UÇK-së, Prandaj,kushdo qoftë ai që ul vlerat e atdheut nuk ka emër tjetër pos atij emri më të trishtin e kësaj bote….
Po si mund të flasin kaq pa bazë për 100 vrasje e harrojnë se këtu Serbia ende ka jo pak forca të fshehta që ndihmohen për fat të keq edhe nga ata që në luftë ose ishin në Beograd, me ‘’pahir’’ ose ishin në Moskë me ‘’obligim’’. Assesi nuk bënë të harrohen se krimet publikisht i ka bërë Serbia. E në vend të sulmeve ndaj Serbisë tash ata të trishtit spiun për një grusht parash mundohen ta përulin vlerën e luftës duke I quajtur vrasës .Por , jo mësoheni se lirinë e kësaj toke e sollën bijtë e zgjedhur të këtij populli që iu bashkuan luftës së lavdishme të UÇK-së dhe që deri në çlirimin sajë qëndruan të pa papërkulur. Andaj, këta zëra të mekur vërtetë kanë mbetur jo vetëm të vetmuar, por edhe të mjerë e plotë ankth .Por mos harroni se për viktimat e luftës ndaj shqiptarëve edhe vete vrasësit e Serbisë e dini se kanë deklaruar publikisht se ’’spo munden të flenë…’’E si tani kanë kurajë njerëzore këta njerëz duke ditur realitetin e vazhdojnë të jenë kaq naiv e kaq të pabesë ,sa për atë grusht parash të shpifin kaq ultë ndaj vlerave të luftës për liri e për çlirim. Ju duhet ta dini se herdokurë edhe Zoti edhe robi do të ju japin vendin meritor . I pari siq ua jep secilit, e të dytët duke ju injoruar si mjeran e të pafytyrë…/qendrapress.com/