Temperatura deri në 20 gradë celsius, parashikimi i motit
Dy ditët e ardhshme në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të enjten parashihen reshje të intensitetit mesatar.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-20 gradë Celsius.Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi mesatare dhe lokalisht e fortë.Situata biometeorologjike do të jetë relativisht e mirë për shkak të prezencës së reshjeve që ishin dhe që parashihen të vijnë sërish gjatë ditës së enjte.