Temperatura shumë të larta edhe sot
Pas një fresklimi të lehtë ditën e e djeshme, të mërkurën sërish do të mbretëroj mot më i nxehtë, e patjetër me intervale më të gjata me diell. Më vonë pasdite apo në mbrëmje nga pjesë veriore të vendit mund të ketë zhvillime apo kalime të ndonjë rrebeshi me bubullimë. Temperaturat maksimale shkojnë në 35C e 37C, njofton Prishtina Weather.Vala e të nxehtit vazhdon edhe deri në fundjavë, ndërkohë që ditën e enjtë dhe të premte në pjesë të vendit, orëve të pasdites mund të ketë zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu me bubullimë.Temperaturat vazhdojnë me rritje deri në 37C apo 38C ditën e shtunë, e të dielen zbresin në 31C.