Temperatura të larta edhe sot

Kryesisht me diell karakterizohet moti ditën e premtë, por me zagushi shkaku i prezencës të ajrit më të lagësht. Vransira të pakta mund të zhvillohen në pjesë veriore të vendit, ku edhe mund të shoqërohen me ndonjë rrebesh të shkurtër shiu. Temperaturat prite të pësojnë një rënie të lehtë në 31C deri 34C, njofton Prishtina Weather.Të nxehtit afrikan do të vazhdojë tutje edhe përgjatë fundjave dhe në fillim të javës së ardhshme. Do të mbretëroj mot kryesisht me diell, megjithëse mund të ketë zhvillime të vransirave të pakta lokale rreth viseve malore. Temperaturat sërish rriten në 35C e 36C.