Tensionohet situata, KFOR-i shton prezencën në Veri
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, mëngjesin e 29 majit ka shtuar prezencën në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
Radio Evropa e Lirë raporton për prani të shtuar të KFOR-it në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, komuna ku ditëve të fundit ka pasur rritje të tensioneve.
Serbët lokalë të këtyre komunave janë mbledhur më 29 maj për të kundërshtuar sërish kryetarët e rinj shqiptarë, të zgjedhur në zgjedhjet lokale të 23 prillit.