Tentim-grabitja e armatosur në filialen e Fincas në Prizren
Një rast i tentim-grabitjes së armatosur ka ndodhur në filialin e institucionit mikrofinanciar ‘Finca’ në Prizren. Lajmi për Sinjalin u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.Bytyqi deklaroi se rasti kishte ndodhur rreth orës 16:05 në filialen e një institucioni makrofinanciar në lagjen Bazhdarhane në Prizren.Sipas tij, një person i maskuar dhe i armatosur tentoi që të grabiste filialen, duke u konfrontuar me punëtorin e sigurimit, por që i njëjti nuk arriti që ta kryejë grabitjen.Ndër të tjerash, Shaqiri shtoi se i armatosuri në pamundësi t’ia arrijë qëllimit ka ikur në drejtim të panjohur dhe se Policia është duke punuar në identifikimin e të dyshuarit. Burimet nga Gazeta Sinjali bëjnë të ditur se tashmë është identifikuar dhe sekuestruar vetura ‘Volkswagen Pasat’, e cila dyshohet të jetë shfrytëzuar nga personi që tentoi të grabiste filialen e Fincas.Ndërkohë, Policia ka dhënë detaje shtesë rreth këtij rasti.Pas raportimit të rastit, zëdhënësi Shaqir Bytyqi theksoi për Sinjalin se Policia ka filluar të mbledhë prova dhe dëshmi më qëllim të identifikimit të personit të dyshuar.Sipas tij, nga vendngjarja janë gjetur disa prova që mund të çojnë në identifikimin e tij.